
Tensionet mes Mateos dhe Rogerit brenda shtëpisë kanë hyrë në një fazë edhe më të acaruar, pasi gjatë një debati Rogeri përdori një gjuhë të ashpër dhe ofenduese, duke kaluar kufijtë e normales për një përplasje televizive.
Momenti që ndezi reagimet ishte një pyetje me përmbajtje intime dhe fyese, e artikuluar publikisht gjatë diskutimit: “Me sa meshkuj njëkohësisht ka bërë s*ks…”. Kjo fjali u prit me indinjatë jo vetëm nga banorët, por edhe jashtë shtëpisë, ku u komentua gjerësisht si një sulm i ulët që nuk ka lidhje me lojën, por me cenimin e dinjitetit.
Reagimi nuk vonoi as nga familjarët e Mateos. Motra e tij, Kejsi Borri, publikoi një InstaStory ku dënoi hapur fjalorin e përdorur dhe kritikoi rolin e Rogerit si burrë dhe baba, duke theksuar se një figurë me përgjegjësi duhet të japë shembull, jo të krijojë situata që lënë shije të keqe.
“Kjo është situata më e turpshme që kam parë dhe dëgjuar ndonjëherë. Turp për burrin dhe babin që je dhe çfarë shembulli jep jashtë. Kaq kisha unë. Mos ta ktheftë Zoti siç ke zemrën, se as hasmit s’do doja t’ia shihja aq keq. Po kursehem me fjalët…”, shkruan Kejsi.

