
Po e pamë gjatë Festivalit të Sanremos: Laura Pausini ka rënë në peshë. Një lajm që, në fakt, s’duhet të ishte lajm në një 2026 ku, shpresojmë, body positivity të jetë tashmë normë dhe të jemi më në fund në gjendje ta lëmë mënjanë gjykimin për trupin e tjetrit. Por realiteti shpesh del ndryshe. Gjithsesi, nga kjo mund të nxjerrim një gjë pozitive: forma e re e këngëtares dhe fotot që ajo publikon në Instagram për 5 milionë ndjekësit e saj, mund të shërbejnë si një mësim i vlefshëm për këdo që do të nisë një rrugë të shëndetshme me ushqim, fitness dhe mirëqenie, brenda dhe jashtë.
Sepse lajmi i vërtetë nuk janë as veshjet e saj në Ariston, as fotot ku shfaqet me kostum banje me pamje nga deti. Lajmi i vërtetë është përgjigjja e saj, e drejtpërdrejtë, ndaj një ndjekësi që e pyeti si ia doli të humbiste peshë. Përgjigjja? Asnjë rrugë e shkurtër, vetëm “vullnet dhe sakrificë”.
Pak rëndësi ka nëse shfaqet si bashkëprezantuese përkrah Carlo Contit apo nëse publikon një foto për urimet e Pashkëve: komentet në rrjete sociale shpesh mund të jenë helmuese. “Hunda është më e bukur, ndonjë ndërhyrje?” ose “Ja edhe një tjetër” janë vetëm disa nga reagimet nën një postim ku Laura shfaqej me kostum banje, duket qartë më e dobët dhe shumë e lumtur në pushim.
View this post on Instagram
Por mes tyre pati edhe njerëz që pyetën me kureshtje të sinqertë dhe pikërisht atyre Laura u kushtoi vëmendje. Nën një koment ku e pyesnin si kishte humbur 20 kg, këngëtarja shpjegoi hap pas hapi çfarë kishte bërë.
“E nisa një dietë me një dietolog në prillin e vitit të kaluar”, shkroi ajo në Instagram. “Për 5 muaj kam ngrënë vetëm, duke peshuar gjithçka dhe pa gabuar asnjëherë. Kam nisur gjimnastikën 3 herë në javë për një vit të tërë dhe bëra një tur që më mbante 3 orë çdo natë në skenë, ku fizikisht nuk e kurseja veten. Shkoja një herë në muaj të peshohesha për të kuptuar nëse ajo që po bëja po funksiononte. Dhe vazhdova, me lodhje dhe këmbëngulje. Me vullnet që t’i hiqja kilogramët që s’me bënin të ndihesha e qetë në skenë dhe jashtë saj. Nuk bëra injeksione dhe nuk përdora metodat që janë në modë sot për të dobësuar shpejt, edhe pse shumë ma këshillonin. Dhe për këtë pjesë, nuk jam mjeke, por para se të fus diçka në trup, unë preferoj të njoh kundërindikacionet e mundshme. Për të humbur kilogramë, të paktën për mua, duhen mbi të gjitha vullnet dhe sakrificë, dhe nëse e bën pa nxituar, edhe lëkura edhe humori të falënderojnë”.
View this post on Instagram
Pra, as barna, as injeksione, as trajtime “magjike”. Rruga e Laura Pausinit ka qenë e vështirë dhe ndoshta edhe pak e dhimbshme, por sot është një shembull i qartë se ndryshimi vjen nga durimi, rutina dhe këmbëngulja.
