
“Class Awards” sjell 44 destinacionet që janë vlerësuar për eksperiencat që ofrojnë, nga plazhet tropikale te kuzhinat ikonike dhe aventurat në natyrë. Në kategorinë e plazheve, Maldivet mbeten simbol i ujërave kristal dhe vilave mbi det.
Grenada dhe Sint Maarten ofrojnë kombinimin ideal mes relaksit dhe kulturës karibiane; Tanzania spikat jo vetëm për brigjet e Zanzibarit, por edhe për mundësinë për ta kombinuar pushimin me safari. Për sa i përket kuzhinës, Meksika dhe Italia vazhdojnë të dominojnë me tradita të thella gastronomike, nga “street food” autentik te kuzhina rajonale e rafinuar.
Japonia dhe Tajlanda vlerësohen për balancën mes teknikave të kulinarisë, shijes dhe përvojës kulturore. Në natyrë, Islanda ofron peizazhe dramatike me ujëvara, vullkane dhe aurora boreale, Indonezia tërheq me biodiversitetin dhe ishujt tropikalë, ndërsa Peruja kombinon mrekullitë natyrore me trashëgimi historike si Machu Picchu.
Për aventurë, Costa Rica dhe Kenia janë ndër destinacionet më të kërkuara për aktivitete në natyrë dhe safari, ndërsa Afrika e Jugut ofron një miks unik mes qyteteve moderne dhe jetës së egër. Disa vende si Guyana, Belize, Bonaire dhe Malajzia konsiderohen ende të nënvlerësuara, duke ofruar eksperienca autentike larg turizmit masiv.
Destinacione si Emiratet e Bashkuara Arabe, Singapori, Islanda apo Ishujt Cayman renditen ndër më të shtrenjtat për shkak të kostos së lartë të akomodimit dhe shërbimeve. Nga ana tjetër, Meksika, Tajlanda, Kolumbia dhe Kina përmenden shpesh si alternativa më të përballueshme për raportin cilësi-çmim.
