
Harrojeni French manicure klasike me majën e bardhë. Versioni i ri që po dominon muajt e fundit ka reflektime perlë dhe nuanca metalike që i japin thonjve një efekt të ndritshëm dhe shumë elegant.
Në muajt e fundit, një version i përditësuar i French manicure ka filluar të pushtojë rrugët e metropoleve, por edhe Instagram-in dhe TikTok-un. Bëhet fjalë për të ashtuquajturën French “fantazmë”, e njohur edhe si cat-eye French.
Nëse French klasike ka luajtur gjithmonë me kontrastin mes bazës rozë dhe majës së bardhë, ky version i ri përdor reflektime metalike dhe nuanca perlë, duke krijuar një efekt reflektues që kujton syrin e një maceje në errësirë. Manikyri surprizon edhe me lëvizjen: kur dora është e palëvizur duket si një nail art shumë e pastër, ndërsa në lëvizje zbulon një shkëlqim delikat që i përshtatet estetikës “clean girl”, trend që dominon sot në beauty dhe modë.
View this post on Instagram
Një nga avantazhet e këtij trendi është se përshtatet lehtësisht me stinët. Me afrimin e pranverës, tonet neutrale dhe qumështore mund të kalojnë në nuanca më të ngrohta, si:
rozë champagne
bezhë delikate
panna me reflektime të arta
Majat mund të kenë edhe një nën-ton shumë të lehtë që kujton ngjyrat e modës pranverore, si pjeshkë, koral apo lejla e butë.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
