Për më shumë se një dekadë, Mykonos ka qenë simbol i verës mesdhetare: party, “beach club”-e ikonike, vila me pishina “infinity” dhe mbrëmje nën ritmin e tingujve të muzikës. Por rritja e çmimeve, turizmi masiv dhe humbja graduale e autenticitetit kanë bërë që shumë udhëtarë të kërkojnë alternativa të tjera. 

Kështu ka lindur ajo që sot quhet “The New Mediterranean” – destinacione që ofrojnë detin kristal dhe atmosferën e mirë, pa turmat apo apartet që shkrepen vazhdimisht. Një nga alternativat më të preferuara është Paros, veçanërisht zona e Naoussa-s. Me arkitekturë cikladike, rrugica të bardha dhe një port të vogël plot restorante dhe “wine bar”-e, Paros ka ruajtur identitetin grek, por ka investuar në hotele boutique dhe beach club-e të kuruara.

Në Spanjë, Formentera konsiderohet alternativa më ekskluzive ndaj Ibizës. E njohur për plazhet turkeze dhe rërën e bardhë, ishulli e orienton zhvillimin drejt natyrës. Këtu dominojnë biçikletat, “resort”-et e ulëta dhe restorantet buzë detit me produkte lokale. 

Në Itali, Favignana po fiton popullaritet tek ata që kërkojnë Mesdheun autentik. Cala Rossa, arkitektura minimaliste dhe mungesa e hoteleve masive e bëjnë destinacion ideal për një eksperiencë më të qetë, por vizualisht spektakolare.

Ndërkohë, në Turqi, Bodrumi është shndërruar në një qendër të re luksi mesdhetar, duke ofruar kombinimin e arkitekturës moderne me trashëgiminë historike dhe një skenë gastronomike në rritje. Ajo që i bashkon këto destinacione është një filozofi e re: turizmi i moderuar, sjell një përvojë më të kuruar.