Pritjes për sezonin e ri të Ferma VIP po i vjen fundi dhe atmosfera po nxehet çdo ditë. Ky edicion pritet të rikthejë në ekran Arbana Osmanin, një kthim që për publikun është lajm më vete, por duket se surprizat nuk mbarojnë me kaq.

Në rrjet po qarkullojnë disa emra, por një nga më të komentuarit është Einxhel Shkira. Ish-finalistja e sezonit të parë të Big Brother VIP Albania, e njohur për qëndrimet e forta, natyrën e drejtpërdrejtë dhe mënyrën si i thotë gjërat pa filtër, po përflitet se këtë herë mund të vijë në një rol krejt tjetër: opinioniste në “Ferma VIP”.

Zërat u shtuan edhe më shumë pas promos ku Einxhel shfaqet së bashku me partnerin e saj, DJ Dagz. Të dy pritet të jenë sot të ftuar në “Mirëmbrëma Yje”, dhe kjo ka ndezur edhe më shumë dyshimet se një bashkëpunim me formatin mund të jetë real.

Deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga produksioni, por publiku është në pritje: a do të rikthehet Einxhel në ekran pas një pauze të gjatë, dhe mbi të gjitha, a do ta shohim në një pozicion ku fjala e saj peshon? Nëse po, “Ferma VIP” mund të fitojë pikërisht atë që i duhet: debat, nerv, dhe opinion që s’bën kompromis.