
I ftuar në “Vibin’” në Andale Media, Dj PM ka folur për jetën e tij sentimentale, një temë për të cilën ka zgjedhur gjithmonë të jetë i rezervuar.
Edhe pse nuk e përmendi në asnjë moment emrin e Sarah Berishës, me të cilën nisi një histori të njohur dashurie gjatë edicionit të parë të Big Brother VIP Albania, ai la të kuptohet edhe një herë se nuk është aspak komod me ekspozimin e marrëdhënieve në publik, sidomos në rrjetet sociale.
“Unë jam pak më i tërhequr prej vëmendjes, prej ekspozimit të lidhjes nëpër rrjetet sociale. Nuk e preferoj shumë atë pjesë, për të dalë, për të bërë… por jam shumë mirë. Në fakt jam tepër mirë,” u shpreh ai.
Pikërisht kjo fjali ka ngritur edhe më shumë pikëpyetje mes ndjekësve. A nënkupton “jam tepër mirë” që ai është i lumtur në një lidhje? Apo që është po aq mirë edhe pa një partnere në krah? Dj PM nuk dha një përgjigje të prerë, duke lënë gjithçka në ajër.
Ajo që ai theksoi qartë, megjithatë, është se mënyra si zgjedh t’i jetojë marrëdhëniet e tij është larg syrit të publikut. Kur u pyet nëse preferon një lidhje private apo publike, përgjigjja e tij ishte e menjëhershme:
“Private! Në fakt, shumë private. 100% private.”
Pra, nëse dikush priste një konfirmim apo mohim të drejtpërdrejtë për raportin me Sarah Berishën, intervista nuk e dha. Por pavarësisht kësaj paqartësie publike, revista Class bën me dije se Dj PM dhe Sarah janë ende bashkë dhe të lumtur, vetëm se kanë zgjedhur ta jetojnë lidhjen e tyre larg zhurmës dhe ekspozimit.
