
Ndërsa bota ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe sulmet raketore që kanë shtuar tensionin në rajon, nga Dubai po vjen një fenomen i pazakontë që ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Sipas disa raportimeve, gjatë ditëve të fundit është vërejtur një rritje e ndjeshme e kërkesës për shërbime eskorte në qytet.
Media evropiane raportojnë se disa agjenci që operojnë në këtë sektor kanë shënuar deri në pesëfishim të kërkesave nga klientët, kryesisht turistë që ndodhen në Dubai gjatë kësaj periudhe tensioni. Në vend që të reduktohet aktiviteti i jetës së natës, duket se për disa vizitorë adrenalina e situatës ka krijuar një lloj tjetër dinamike.
Sipas personave që punojnë në këtë industri, atmosfera e përgjithshme është e mbushur me tension dhe emocione të forta. Një prej vajzave që ofron shërbime eskorte është shprehur për mediat se shumë klientë shfaqen të ndikuar nga situata e krijuar në rajon dhe kërkojnë eksperienca më intensive.
Ekspertë të psikologjisë sociale shpjegojnë se në situata krize ose rreziku të perceptuar, disa njerëz reagojnë duke kërkuar emocione të forta apo përjetime ekstreme. Ky reagim lidhet shpesh me adrenalinën dhe me një ndjenjë urgjence për të përjetuar momentin.
Dubai prej kohësh njihet si një nga destinacionet më të frekuentuara nga turistët që kërkojnë luks, jetë nate dhe eksperienca ekskluzive. Megjithatë, ky fenomen i raportuar së fundmi ka hapur një debat më të gjerë mbi mënyrën se si njerëzit reagojnë psikologjikisht përballë situatave të pasigurta.
Deri tani autoritetet lokale nuk kanë bërë komente publike lidhur me këto raportime, ndërsa diskutimet mbi këtë fenomen vazhdojnë në media dhe rrjete sociale.
