
Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj pritet të bëhen sërish prindër. Lajmi është konfirmuar gjatë seancës gjyqësore ku po shqyrtohet dosja ndaj kryebashkiakut të Tiranës dhe disa personave të tjerë të përfshirë në çështje.
Ishte avokati i Ajola Xoxës, Maksim Haxhija, ai që bëri të ditur në sallën e gjyqit se ajo nuk mund të ishte e pranishme për arsye shëndetësore. Sipas deklarimit të tij, mungesa lidhet pikërisht me shtatzëninë.
“Sipas rekomandimit të mjekut, për shkak të shtatzënisë, ajo nuk mund të paraqitet në gjykatë,” u shpreh avokati, duke sqaruar edhe arsyen e mungesës së saj në seancë.
Ndërkohë, në seancën e parë nuk ishte i pranishëm as Erion Veliaj. Sipas raportimeve, ai e kishte njoftuar gjykatën përmes një shkrese, ku theksonte se nuk kishte pasur seancë paraprake.
Konfirmimi i pritjes së ëmbël vjen në një moment delikat për çiftin, për shkak të zhvillimeve gjyqësore që po marrin vëmendje publike. Megjithatë, lajmi për zgjerimin e familjes shënon një moment personal të rëndësishëm për Ajola Xoxën dhe Erion Veliajn, të cilët duket se po përgatiten të mirëpresin një tjetër fëmijë në jetën e tyre.
