Sipas videos (e shpërndarë në TikTok), në vitin 2019, teksa promovonte filmin “The King” të regjisorit David Michôd, aktori i “Marty Supreme” i quajti baletin dhe operën si “një formë arti në shuarje”. Duke folur për fillimet e tij si aktor, ai tregoi se, kur nis të punosh në filma dhe të ndjekësh rrugën tënde, të krijohet ndjesia se disa fusha si opera apo baleti po humbasin terren.

Komenti i fundit që ndezi debat u bë gjatë një eventi “town hall” me Matthew McConaughey, i organizuar nga Variety dhe CNN, i transmetuar në CNN më 21 shkurt. Chalamet tha se e vlerëson kur artistët dalin publikisht për të mbrojtur kinematë apo zhanre të caktuara, por sipas tij, nëse njerëzit duan vërtet diçka, do ta mbështesin vetë (duke përmendur filma që publiku i kërkon dhe shkon t’i shohë).

@thealienstookover I took this video October 1st 2019. I was excited to see this film and we got a surprise appearance of him in our theater. With his recent comments about ballet and opera I wanted to check on my video. I thought I remembered him saying something different. Unfortunately I was confused and he’s been thinking like this for years. Such a disappointment #timoteechalamet #ballet #opera #foryoupage #kyliejenner ? original sound - Thealienstookover

Më pas ai shtoi se nuk do të donte të ishte në një situatë ku duhet “të mbahet gjallë” një fushë si baleti apo opera, “edhe pse askujt s’i intereson më”. Ai tentoi ta zbusë me humor, duke thënë se me atë koment sapo “humbi 14 cent në shikueshmëri” dhe se “po merrte goditje pa arsye”.

Reagimet nga bota e baletit dhe operës erdhën shpejt. Royal Ballet and Opera dha një deklaratë për The Hollywood Reporter, duke theksuar se baleti dhe opera nuk kanë ekzistuar kurrë të shkëputura, por kanë ndikuar, frymëzuar dhe ngritur artet e tjera.

Ndërkohë, komenti u kthye edhe në material marketingu: disa kompani opere “e morën me sportivitet”, duke ofruar ulje çmimesh. Në krye u përmend Seattle Opera, që publikoi një kod promocional “TIMOTHEE” për 14% ulje në disa vende për shfaqjen “Carmen”.

Ironikisht, vetë Chalamet ka folur edhe më parë për lidhjen familjare me baletin: ai ka treguar se gjyshja, nëna dhe motra e tij kanë kërcyer në New York City Ballet, dhe se ai është rritur duke ëndërruar “prapa skenës” në Koch Theater në Nju Jork.

Aktori është i nominuar për Aktori më i Mirë për rolin në “Marty Supreme” në edicionin e 98-të të Oscar-ëve, që zhvillohet më 15 mars, ndërsa filmi garon edhe për Filmi më i Mirë.