
Zendaya ka qenë gjithmonë një artiste e vërtetë e transformimit të flokëve.
Në vite e kemi parë me nuanca bionde, microbang, extension shumë të gjata, gërsheta e transformime të tjera që zakonisht i shkojnë vetëm dikujt që e ka luksin të luajë me imazhin si me një rol. Por prerja e saj e fundit është diçka që, realisht, nuk ia kishim parë më parë dhe për shumë vajza me kaçurrela po kthehet në referencë direkte.
Në fotot ekskluzive të setit të Zendaya-s për A24, ku shfaqet krah Robert Pattinson për të promovuar filmin e tyre të ri për martesën, “The Drama”, që pritet të dalë më 3 prill, u vu re menjëherë një ndryshim i fortë në look. Aktorja shfaqet me një prerje bixie, një hibride mes bob dhe pixie, e menduar për të nxjerrë në pah teksturën e saj natyrale kaçurrele. Është ai lloj shkurtimi që zakonisht frikëson vajzat, por te Zendaya duket i butë, romantik dhe i kontrolluar, pa humbur karakterin e flokut.

Detaji që e bëri edhe më interesant këtë dalje ishte mënyra si look-u i saj lidhej me një tjetër lajm që po qarkullon prej ditësh. Në Actor Awards më 1 mars, stilisti i saj prej vitesh, Law Roach, i tha Access Hollywood se martesa e Zendaya-s me Tom Holland mund të ketë ndodhur tashmë në fshehtësi. I pyetur për look-un e saj të mundshëm të nusërisë, ai u përgjigj me një fjali që ndezi rrjetin, duke lënë të kuptohet se “e keni humbur” dhe duke shtuar se, për shkak të privatësisë së çiftit, ka shumë gjasa që publiku të mos i shohë kurrë fotot e ditës së madhe.
Kaq mjaftoi që pyetja të kthehej në obsesion: nëse vërtet ka pasur një ceremoni sekrete, a ishte Zendaya “një nuse bixie”? Në këtë logjikë, prerja e saj e re duket si një ide perfekte për një nuse moderne, sidomos për ato që kanë kaçurrela natyrale dhe kërkojnë diçka të shkurtër, romantike dhe elegante pa u përpjekur të “fshehin” teksturën. Shtresat e buta i japin volum aty ku duhet dhe e bëjnë stilin të duket i lehtë, por me formë.

Trendi nuk është i rastësishëm. Edhe emra si Emma Stone dhe Florence Pugh kanë treguar se prerjet e shkurtra mund të jenë po aq “red carpet” sa edhe flokët e gjatë, thjesht kërkojnë qasje të saktë në stilim. Dhe siç tregohet edhe nga seti i A24, bixie nuk është vetëm për evente, mund të jetë po aq casual për përditshmëri, me atë look-un “pa mundim” që zakonisht del më mirë kur flokët janë të prerë mirë.
Për këdo që po e mendon seriozisht këtë prerje, stilistja profesioniste Jennifer Korab shpjegon se bixie ndërtohet mbi butësinë dhe një teksturë që “ta do dora”, ndaj produktet duhet të theksojnë lëvizjen pa e ngurtësuar. Në sallon, këshilla është të kërkosh balluke më të gjata, shumë lëvizje në pjesën e sipërme dhe anë të lehta, “të penduara”, që të krijojnë atë efektin ajror dhe romantik.
Në fund, edhe nëse historia e martesës mbetet vetëm thashethem, një gjë është e sigurt: Zendaya sapo i dha vajzave me kaçurrela një ide të fortë për prerje të shkurtër, që mund të duket njësoj elegante si për sfilatë, si për një tapet të kuq, dhe po, edhe si për një look nuseje.
