Në Big Brother VIP Albania gjatë rubrikës “Big Love”, aty ku banorët marrin mesazhe nga njerëzit e tyre më të afërt dhe nga publiku, Miri, mori një mesazh nga bashkëshortja e tij, në një moment jo pak delikat për të.

Kjo ndodhi menjëherë pasi një natë më parë në shtëpi ishte transmetuar një video ku ai dëgjohej duke thënë se e do Selin, një deklaratë që hapi diskutime të shumta si mes banorëve, ashtu edhe jashtë shtëpisë.

Pikërisht për këtë arsye, mesazhi i bashkëshortes së tij u prit me shumë interes. Në vend të një reagimi të ashpër apo distance, ajo zgjodhi t’i fliste me qetësi, dashuri dhe mbështetje.

Në mesazhin e transmetuar në ekran, ajo i shkruante:
“Mos ki merak për çdo hap që ke bërë deri më tani. Jam me ty, në anën tënde, dashuria jonë është e shenjtë dhe e vërtetë. Vazhdo si luan që je. Të dua shumë.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Armir Shahini Lil'Xhik WSF (@miri_westsidefamily)