
Pas skenave romantike që shohim në ekran, shpesh fshihen prapaskena shumë më pak “Hollywood”. Nicole Kidman e tregoi këtë pa filtra gjatë një bisede në podcastin Las Culturistas, ku zbuloi cilin e konsideron puthjen më të keqe të karrierës së saj në xhirime. Dhe arsyeja, sipas saj, nuk kishte të bënte me mungesë kimie, por me diçka shumë më konkrete: era e rëndë e gojës e partnerit të skenës, menjëherë pas një snack-u me falafel.
Episodi i përket kohës kur Kidman po xhironte serialin “Big Little Lies”, ku luante përkrah aktorit suedez Alexander Skarsgård. Sipas rrëfimit të saj, pak para se të realizonin skenën e puthjes, Skarsgård kishte ngrënë një sanduiç me falafel, dhe momenti që duhej të ishte intim, doli krejt ndryshe nga romantizmi i skenarit.
Kidman thotë se reagoi menjëherë dhe me sinqeritet, duke i folur kolegut në mënyrë të drejtpërdrejtë: “Jo, jo, jo, Alex. Unë duhet të të puth dhe të dukem sikur jam e përfshirë. Hiqe falafelin, sepse era e keqe e gojës mua s’më ngacmon fare.”
Aktorja shpjegoi se për të, era e rëndë e gojës është një “deterrent” i madh kur bëhet fjalë për skena intime. Mesazhi i saj ishte i prerë: “Mund të jesh mashkulli më i bukur dhe më sharmant në botë, por nëse ke erë të keqe goje, mos m’u afro.” Sipas Kidman, është një gjë që i fik menjëherë interesin.
Gjatë bisedës, ajo pranoi edhe një detaj personal: ka shqisë të nuhatjes shumë të zhvilluar. Madje, kur e humbi përkohësisht pas Covid-it, thotë se ndjeu një lloj lehtësimi, pikërisht sepse nuk i perceptonte më aromat e pakëndshme me të njëjtën intensitet si zakonisht.
Në fund, Kidman e mbylli historinë me humor, duke e kthyer në një “rregull” të thjeshtë jo vetëm për aktorët, por për këdo: mos ha falafel para se të puthësh… dhe as para se të bësh dashuri.
