
Aman Resorts konsiderohet një nga rrjetet më elitare të turizmit luksoz global. I themeluar në vitin 1988 me resortin e parë në Phuket të Tajlandës, Aman ka ndërtuar reputacionin e tij mbi privatësinë, arkitekturën e integruar me natyrën dhe shërbimin e personalizuar.
Ndryshe nga rrjetet tradicionale, resortet Aman zakonisht kanë një numër të kufizuar dhomash ose vilash, shpesh midis 20 dhe 50, për të garantuar qetësi dhe ekskluzivitet maksimal. Sot, kompania operon në më shumë se 20 vende, përfshirë Azi, Europë, Amerikë dhe Lindjen e Mesme.
Me destinacione që variojnë nga ishujt tropikalë e shkretëtira deri te qytetet historike dhe zona alpine, është pikërisht diskrecioni dhe eleganca minimaliste pa kohë që e bëjnë Aman të preferuarin e bilionerëve.
Arkitektura e çdo resorti është e dizajnuar për të reflektuar kulturën lokale, duke përdorur materiale si gur, dru dhe tekstile tradicionale. Shërbimet përfshijnë zakonisht qëndra të mëdha SPA, programe wellness, gastronomi “fine-dining” dhe aktivitete private si joga, meditim apo guida kulturore.
Për shumë vizitorë, një qëndrim në Aman nuk konsiderohet aspak një pushim i zakonshëm, por një eksperiencë e plotë relaksi dhe luksi.
