Një ditë më parë, në një lidhje telefonike me emisionin “Fan Club”, babai i Selin, Toni Bollati, foli për situatën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Gjatë intervistës me Kiara Titon, ai u shpreh se nuk është bërë aspak pishman për deklaratat e forta që ka bërë kundrejt banorit tjetër, Armir Shahini.

Ndërkohë, miku i Mirit, Roland Hysi, ishte sot në një lidhje live me emisionin “Shqipëria Live”, ku tha se familjarët duhet të qëndrojnë jashtë lojës dhe të mos ketë sulme të vazhdueshme nga jashtë.

Landi i “West Side Family” u shpreh se ai dhe familjarët e banorit të “Big Brother VIP 5” nuk do t’i kundërpërgjigjen me të njëjtën monedhë deklaratës së babait të Selin, duke shtuar se “gjithë ky mllef nuk i bën aspak sens”.

“Miri ka dalë nga krevati. Po bën lojën e tij. Po sulmohet si brenda, edhe jashtë. Po bëhen tre Big Brother në këtë Big Brother. Miri është në rrugë të vetën, në lojën e vetën. Po sulmohet për gjëra të përsëritura.

Asnjë komunikim me familjen e Selin. Nuk do t’i kundërpërgjigjemi me të njëjtën monedhë, sepse nuk ka sens. Ajo që mua më bëri shumë të lumtur ishte fakti që Miri doli i pari në quiz. E kisha kërkuar dhe e kisha pritur si Land… E dija që Miri është një djalë me shumë botë.

Ne kemi një filozofi, nuk jemi ‘kap ç’a të kapësh’. Nuk themi ‘jemi më të mirët’, nuk duam vëmendje kot, jemi shumë të përulur, por sulmeve do t’u shmangemi në maksimum.

Familjarët duhet të largohen nga loja. Familja e Mirit e ka bërë këtë. Miri është produkt i shoqërisë së mirë, publikut që nuk do ta zhgënjejë dhe filozofisë së West Side.

Deklarata e djeshme e babait të Selin? Nuk kam asnjë lloj komenti. Nuk vlen. Nuk jam i dorëzuar, sepse nuk do të doja të bënim tituj. Miri është i shkëputur nga kjo situatë dhe të kesh një mllef të akumuluar, nuk më bën sens. Ajo që dëgjova dje nuk më mërziti. U mërzita nga reagimi i parë, por vazhdimësia tregon që… Kur nuk ka asnjë lloj qasje ndryshe, kur Miri bën lojën e vetë… Miri po sulmohet rregullisht, brenda edhe jashtë. Shyqyr po i jepet mundësia të gjithëve të tregojnë veten”, tha këngëtari i njohur.