Moderatori i njohur kosovar, Alaudin Hamiti, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një ndryshim të dukshëm në pamjen e tij.

Hamiti ka vendosur të rruajë kokën, ndërsa ka zbuluar se ky hap lidhet me përgatitjet për një procedurë të mbjelljes së flokëve. Lajmin e ka bërë të ditur vetë përmes një InstaStory në Instagram, ku ka publikuar një fotografi me kokën e rruar.

Përmes këtij postimi, moderatori ka lënë të kuptohet se vendimi vjen si pjesë e një kujdesi më të madh për veten dhe pamjen e tij.

“Kjo foto tullac veç tregon që ka ardhë koha me u kujdes pak ma shumë për veten. Boll ma me i mbulu flokët me fiber”, ka shkruar Hamiti krahas fotografisë.