Në ditëlindjen e tij të 60-të, biznesmeni Erolld Belegu i propozon për martesë Diola Dostit: Nutricionistja ndan momentin e veçantë

Biznesmeni Erolld Belegu i ka bërë një surprizë të paharrueshme partneres së tij, nutricionistes Diola Dosti, duke i propozuar për martesë në ditëlindjen e tij të 60-të.

Çifti është bashkë prej një kohe dhe gjatë kësaj periudhe kanë ndarë shpesh momente nga jeta e tyre, duke treguar një marrëdhënie të konsoliduar. Propozimi ka ardhur në një atmosferë të ngrohtë e plot emocion, ku Erolldi është ulur në gjunjë dhe i ka kërkuar Diolës të bëhej bashkëshortja e tij.

Përgjigjja nuk vonoi: një “PO”. Vetë Diola ka ndarë momentin në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me fjalët:

“Thashë PO se i dhe dritë shpirtit tim.”

Dyshja e konfirmuan publikisht lidhjen në mars të vitit 2024. Si për Erolldin, ashtu edhe për Diolën, kjo do të jetë martesa e dytë, pas marrëdhënieve të mëparshme nga të cilat të dy kanë edhe fëmijë.