
Mbrëmja e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP është shoqëruar me emocione të forta, veçanërisht për Selin. Pas largimit të Gimbos, ajo është shfaqur e mërzitur dhe dukshëm e prekur nga ndarja, ndërsa jashtë shtëpisë ka ardhur menjëherë një mesazh mbështetjeje nga familja.
Vëllai i saj, DJ Onno, ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, ku i ka dedikuar fjalë të ngrohta dhe i ka dhënë forcë për të vazhduar rrugëtimin në lojë. Ai e ka cilësuar Selin si “mbretëreshën” e formatit dhe si fituesen e vërtetë.
“Ka vetëm një mbretëreshë! E vetmja që meriton fitoren, mundohuni sa të doni, por ajo kurrë nuk do të bjerë poshtë,” ka shkruar DJ Onno, duke nënvizuar se forca e motrës së tij, sipas tij, nuk vjen nga zhurma, por nga qetësia dhe qëndrueshmëria.
Në të njëjtin reagim, ai ka thumbuar dinamikat brenda shtëpisë, duke shtuar se Selin ka zgjedhur të mbetet vetvetja dhe “nuk ka nevojë të ulë të tjerët për të shkëlqyer”. “Ajo përfaqëson dinjitet, guxim dhe një zemër që nuk thyhet lehtë. Njerëzit harrojnë fjalët, por kurrë nuk harrojnë karakterin,” shprehet ai.
Dedikimi i tij mbyllet me: “Selin nuk është thjesht një konkurrente… ajo është arsyeja pse kjo lojë ka kuptim. Të dua dhe do të të dua gjithë jetën.”

