Natën e mbrëmshme, Jozi ka shënuar 30-vjetorin e lindjes me një festë të madhe, ku atmosfera u duk mjaft energjike dhe plot të ftuar. Pamje nga mbrëmja janë shpërndarë edhe në rrjetet sociale.

Mes të pranishmëve ishte edhe e dashura e tij, Xhoana Toshi, e cila ndau disa story nga festa dhe nuk la pa bërë edhe urimin e saj publik. Në mesazhin që shoqëroi postimin, ajo zgjodhi fjalë të ngrohta dhe personale për ditëlindjen e Jozit:

“Disa njerëz thjesht e bëjnë jetën më të bukur. Jam vërtet mirënjohëse për ty! Të uroj gjithë lumturinë që meriton @joz_marku!”