Sezoni i tretë i reality show-t “Ferma VIP”, që nis më 27 mars nën moderimin e Arbana Osmanit, ka zbuluar një nga elementët kryesorë të këtij edicioni.

Përmes profilit zyrtar në Instagram, produksioni ka konfirmuar emrat e opinionistëve që do të jenë pjesë e spektaklit këtë vit.

Armina Mevlani, Ermal Mamaqi dhe Einxhel Shkira janë tre opinionistët e konfirmuar zyrtarisht, të cilët do të komentojnë dhe analizojnë zhvillimet brenda fermës gjatë spektaklit.

Tani mbetet për t’u parë nëse këtë sezon do të ketë një “kryeplak” dhe kush do ta marrë këtë rol.