
Ardit Çuni ka vendosur së fundmi të ndajë një rrëfim të rrallë dhe shumë personal, duke zbuluar një nga përjetimet më të dhimbshme në jetën e tij.
I ftuar në emisionin “S’e luan topi”, këngëtari tregoi hapur për momentin kur zbuloi tradhtinë nga ish-partnerja. Sipas tij, përballja me këtë realitet ishte jashtëzakonisht e rëndë dhe e cilësoi si “gjënë më të tmerrshme që mund të përjetohet brenda një çifti”.
Edhe pse lidhja ka përfunduar, Arditi pranoi se ndjenjat nuk janë zhdukur plotësisht. Megjithatë, ai e bëri të qartë se rikthimi është i pamundur, duke theksuar se kur besimi thyhet një herë, është shumë e vështirë të rindërtohet.
Në përpjekje për të ecur përpara dhe për të gjetur qetësi shpirtërore, këngëtari tha se ka zgjedhur të falë. Ai zbuloi se në natën e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor, vetëm pak çaste para mesnatës, i ka dërguar një mesazh ish-partneres, ku i ka shprehur se e ka falur për atë që ka ndodhur edhe pse nuk e ka harruar.
