
Laert Vasili ishte i ftuari i Ermal Peçit në programin “Më prit të dielën”. Ndryshe nga daljet e tjera televizive, ai u pa shumë emocional, sidomos me përballjen video të babait të ndjerë.
Momente këto që duket sikur e “ngrinë” nga emocionet e mëdha. Mes rrëfimeve e projekteve të fundit, Ermali e pyet për zhurmën që shkaktoi puthja e tij e padëshiruar në ekran, teksa ai shtoi se kush nuk i pëlqen sjelljet e tij në TV, është i lirë të ndërrojë stacion.
Jeta personale e tij shpesh shkakton kureshtje publike, ndaj Ermali donte të zbulonte diçka më shumë. Mes lojërave të programit, mësuam se ai është zgjuar në mëngjes duke harruar edhe me kë ka fjetur, ndërsa në dilemën mes martesës dhe fëmijës zgjedh... mamin!
A e tremb Laertin moshimi? Aktori habit duke thënë: “Ndoshta vras edhe veten” në atë moshë.
