Zhaklin Lekatari ka publikuar pamje që, sipas saj, përbëjnë një rast të papranueshëm brenda shtëpisë. Në reagimin e saj publik, Lekatari ka qenë shumë e drejtpërdrejtë dhe ka bërë thirrje të fortë që rasti të trajtohet seriozisht: “Ngacmim seksual. Denoncojeni!”, duke kërkuar që çështja të mos anashkalohet dhe të mos relativizohet.

Deklarata e saj ka shkaktuar reagime të menjëhershme në rrjet, ndërsa familjarët e Rogertit kanë reaguar duke kundërshtuar interpretimin e Lekatarit. Ata kanë lënë të kuptohet se situata po keqinterpretohet dhe se po bëhen akuza të rënda pa u parë “e vërteta e plotë”, duke mbrojtur qëndrimin e tij. Sipas tyre, pamjet nuk tregojnë atë që pretendohet dhe publikun e kanë ftuar të mos nxitojë me gjykime, duke theksuar se gjithçka duhet parë në kontekst.

Ndërkohë, tensionet rreth Selit kanë vijuar edhe jashtë shtëpisë. Pas kritikave të forta që opinionisti Arbër Hajdari ka bërë ndaj saj gjatë spektaklit, ka reaguar edhe familja e Selit, duke dalë publikisht me akuza të drejtpërdrejta. Në reagimin e tyre, ata e kanë cilësuar Hajdarin si “të palexuar dhe të painformuar”.