Leon's Place Hotel & Lounge Bar është një nga ato hapësira në Romë që nuk funksionon si një bar klasik i qytetit, por si një lounge i rafinuar brenda një hoteli butik. I vendosur pranë Via Venti Settembre, disa nga pikat më të forta të këtij vendi janë atmosfera, dizajni modern me elementë elegantë, ndriçimi i butë dhe një oborr i brendshëm që krijon një ndjesi intime dhe të izoluar nga ritmi i qytetit. Është një hapësirë për ata që kërkojnë një mbrëmje të qetë e romantike më tepër se një mbrëmjeje të zhurmshme. 

Në aspektin gastronomik, menuja kombinon kuzhinën klasike italiane me kombinime të rafinuara dhe produkte cilësore sezonale. Pjatat kryesore përfshijnë pasta tradicionale si carbonara apo cacio e pepe, si dhe zgjedhje pjatash mishi dhe peshku. Ka gjithashtu alternativa më të lehta për tu ndarë në tavolinë e për tu konsumuar shpejt si pinsa romana, sallata dhe snacks, duke e bërë vendin fleksibël si për darkë ashtu edhe për një shoqërim të lehtë me pije.

Çmimet për ushqimin zakonisht variojnë nga rreth 14€ për opsionet më të thjeshta deri në 25€ për pjatat kryesore. Pjesa e bar-it ndjek standardin e një lounge hoteli në Romë: cocktail-et klasike si spritz, mojito apo bellini shërbehen zakonisht për rreth 15–16€, ndërsa pijet premium variojnë nga 12€ e lart. Kafeja dhe pijet e thjeshta mbeten në çmime më të ulëta, rreth 3–5€. Në tërësi, Leon’s Place është një zgjedhje për ata që kërkojnë një ambient chic, të qetë, komod dhe elegant.