Në një Tiranë që po zhvillohet çdo ditë përmes arkitekturës dhe dizajnit, “Arjon” prezantohet si një hapësirë e re që shkon përtej konceptit tradicional të një showroom-i dhe promovon një stil ekskluziv jetese.

Me një sipërfaqe prej më shumë se 2000 m², ky ambient i ri i brand-it sjell një qasje të kuruar ndaj interierit, duke e kthyer përzgjedhjen e materialeve në një eksperiencë të mirëfilltë vizuale dhe sensoriale.

Më shumë sesa një vend ku ekspozohen produkte, “Selection by Arjon” është konceptuar si një udhëtim nëpër tekstura, forma dhe materiale që reflektojnë standarde bashkëkohore të jetesës. Çdo detaj është menduar për të frymëzuar, duke krijuar një lidhje natyrale mes funksionalitetit dhe të bukurisë. Me këtë hapësirë të re, eksperienca e krijuar ndër vite vjen në një formë më të rafinuar dhe të orientuar drejt trendeve ndërkombëtare të dizajnit.

Mbrëmja e inaugurimit mblodhi në të njëjtën hapësirë arkitektë, profesionistë të industrisë, përfaqësues të disa prej brand-eve më të njohura ndërkombëtare si Listone Giordano, Laufen dhe Olympia, si dhe figura të medias, duke krijuar një atmosferë dinamike dhe inspiruese.

Me rastin e hapjes së showroom-it të ri, “Arjon” vjen edhe më pranë publikut përmes një serie ofertash të dedikuara. Uljet në të gjitha kategoritë e produkteve kanë nisur më 25 mars dhe do të jenë të vlefshme deri më 10 prill, duke ofruar një mundësi të veçantë për të investuar në cilësinë dhe elegancën afatgjatë.