
Ka dy kategori çiftesh.
Ata që, sapo ndahen, zgjedhin heshtjen, distancën dhe ftohtësinë. Dhe ata që arrijnë të ruajnë një raport civil, të pjekur dhe njerëzor, pavarësisht se historia e dashurisë ka marrë fund. Pikërisht te këta bëjnë pjesë Robert Berisha dhe Nora Istrefi. Madje së fundmi këngëtari ka lënë të hapur edhe një derë të vogël për të ardhmen.
I ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit në TV Klan, këngëtari u ndal te marrëdhënia që vazhdon të ketë me Norën, një raport që, sipas tij, ka mbetur i mirë edhe pas ndarjes. Pyetjes nëse ekziston mundësia e një ribashkimi, ai iu përgjigj me humorin e tij karakteristik.
“Nëse bashkohemi, bashkohemi, por unazë s’ka nevojë me pas. E kemi Renen, duhet me e shkollu, s’kemi nevojë me ba harxhime”, u shpreh ai.
Roberti theksoi se raporti me Norën ka qenë i mirë dhe se, për të, do të ishte e trishtë që dy njerëz që kanë ndarë 15 vite jetë së bashku të mos flisnin më.
“Raportet kanë qenë mirë dhe gjithmonë do të jenë mirë. Është shumë keq që një çift që ka kaluar 15 vite bashkë të mos flasin”, tha ai.
Sipas Robertit, në vende si Kosova dhe Shqipëria, është pothuajse e pamundur që dy ish-partnerë të mos përballen më me njëri-tjetrin, sidomos kur të dy janë figura publike dhe lëvizin në të njëjtat rrethe.
“Kosova është e vogël, Shqipëria është e vogël. Takohemi në aeroporte, në klube ku këndojmë, në festivale, në rrugë. Nuk është si në New York, ku ndahesh dhe nuk e sheh më për muaj të tërë”, u shpreh ai.
Këngëtari foli edhe për mënyrën si koha i ndryshon njerëzit dhe si pikërisht këto ndryshime mund të bëhen vendimtare në një marrëdhënie.
“Ndonjëherë, me kalimin e kohës, edhe vetë njeriu ndryshon dhe kjo mund të bëhet problem”, tha ai.
@rtvklanofficial "Nuk i dihet", Robert Berisha lë të hapur ribashkimin me Nora Istrefin? Atë në fakt e kemi parë ndër vite në disa fusha, fillimisht si instrumentist, më pas si këngëtar dhe vitet e fundit duket se i është dedikuar më shumë prezantimin dhe moderimit me programin e tij late night shoë “Robi Plaket kur don vet”, çdo të premte ora 22:00. Është një nga figurat më të komentuara dhe më të dashura në Kosovë dhe Shqipëri, i shquar gjithnjë për energjinë, humorin dhe karizmën e tij. Videon e plotë e gjeni në kanalin e YouTube ?? RTV KLAN #TvKlan #RudinaMagjistari #RobertBerisha
? original sound - RTV KLAN
