E vendosur në ishullin Milos, aty ku mblidhen peshkatarëve, Fourkovouni, Casa del Mar Milos është një nga ato prona që mishëron konceptin e një pushimi minimalist, autentik dhe totalisht të lidhur me natyrën.

Sipas listimit në Airbnb, kjo shtëpi ndodhet praktikisht buzë ujit, duke ofruar një eksperiencë të rrallë ku deti bëhet një me pushimin tuaj. Shtëpia është projektuar për të pritur deri në 4 persona, që e bën ideale për çifte ose një grup të vogël që kërkon qetësi dhe privatësi.

Ambienti është i konceptuar për qetësi totale me zgjimin me zhurmën e valëve, frymën e lehtë të erës së detit dhe pamjen e hapur drejt horizontit. Këto elementët kryesorë që e karakterizojnë këtë shtëpizë, shoqërojnë çdo mëngjes e mbrëmje tuajën në të. 

Një nga veçoritë më të rëndësishme të kësaj shtëpie është lokacioni i saj unik. Fourkovouni është një fshat i njohur për shtëpitë e vogla shumëngjyrëshe buzë detit (të quajtura syrmata), që krijojnë një atmosferë autentike greke, larg turizmit masiv. Nga ana funksionale, Casa del Mar, ofron komoditete bazë të nevojshme për një qëndrim të rehatshëm, duke përfshirë edhe parkim falas—një element relativisht i rrallë në zona të tilla bregdetare. 

Ndërkohë, pozicioni i saj lejon eksplorimin e atraksioneve përreth, si plazhet me ujëra kristal dhe zona historike të ishullit, përfshirë edhe minierat e vjetra të sulfurit që ndodhen në distancë të arritshme. 

Në thelb, kjo shtëpi është një destinacion i veçantë për ata që kërkojnë një lidhje të drejtpërdrejtë me detin. 

Është një zgjedhje ideale për një arratisje romantike ose një pushim të qetë veror, ku ritmi i jetës ngadalësohet dhe fokusi zhvendoset tek përjetimi i ambientit përreth.