
Një paradoks tipik italian që përsëritet prej 30 vitesh dhe nuk pushon së habituri.
Laura Pausini hap ‘Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina’ para gjithë botës.
Celine Dion i bën like.
Vasco Rossi shkruan “E mrekullueshme Laura.”
Publiku ndërkombëtar e duartroket.
Në Itali, e ofendojnë aq shumë sa detyrohet të mbyllë komentet në Instagram.
Del albumi “Io Canto 2”, një projekt me covera kushtuar artistëve që e kanë formuar.
Bota e dëgjon.
Në Itali shpërthen polemika.
Shpallet bashkë-prezantuese e Sanremo 2026.
Në Itali e quajnë “zgjedhje e dobët dhe e mërzitshme”.
Dhe megjithatë, këtu qëndron thelbi:
500 mijë bileta të shitura për “Io Canto World Tour”.
Data ‘sold out’ në Valencia, Madrid, Buenos Aires, Santiago, Lima.
Tri net radhazi në Unipol Forum të Milanos.
Royal Albert Hall në Londër. E para italiane që ngjitet në atë skenë.
Ajo vetë e përmbledh me një fjali të vetme, të kthjellët dhe të prerë:
“Javën tjetër do jetë në vendin e 80, por njerëzit vijnë në koncertet e mia.”
Ky është mekanizmi që quhet backlash nga hiper-ekspozimi: sa më shumë hapësirë zë një artist, aq më shumë bëhet shënjestër.
Rrjetet sociale shpërblejnë indinjatën, sepse ajo gjeneron më shumë vëmendje sesa vlerësimi.
Dhe gratë e suksesshme, në Itali, paguajnë gjithmonë një çmim më të lartë se burrat.
Eros Ramazzotti dhe Tiziano Ferro kanë kaluar momente të ngjashme, por pa marrë të njëjtin trajtim. Laura jo.
30 vite karrierë.
75 milionë disqe të shitura.
6 miliardë streams.
E vetmja italiane që ka fituar një Grammy.
Dhe çdo herë që lëviz, duhet të justifikohet.
Problemi nuk është Laura Pausini.
Problemi është ajo që përfaqëson: një grua që nuk ka nevojë të shpikë veten çdo gjashtë muaj për të mbetur relevante.
Që nuk kërkon legjitimitet nga askush.
Që sjell profesionalizëm dhe identitet të qartë në një botë që shpesh shpërblen papërvojën e maskuar si freski.
Në Itali e kritikojnë.
Në pjesën tjetër të botës e presin.
Laura Pausini një ikonë që Italia nuk di ta mbajë.
