
Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor sjell për publikun një nga përballjet më të bukura të repertorit operistik: dy kryevepra që qëndrojnë në skaje të kundërta të emocioneve njerëzore, por që bashkohen në një përjetim të vetëm artistik.
Në njërën anë, “Cavalleria Rusticana” e Pietro Mascagni-t, një dramë e fuqishme veriste që shpërthen me pasion, xhelozi dhe tragjedi. Historia e Santuzzës dhe Turiddu-së vjen si një rrëfim i zhveshur nga iluzionet, ku ndjenjat njerëzore shfaqen në formën e tyre më të pastër dhe më të dhimbshme. Muzika e Mascagni-t, e mbushur me tension dhe intensitet, e çon publikun drejt një kulmi emocional që lë gjurmë të thella.
Në skenë, këtë univers dramatik e sjellin:
• Santuzza: Eva Golemi (3,6), Emanuela Pascu (4,7)
• Turiddu: Amadi Lagha (3,6), Ivan Magrì (4,7)
• Mamma Lucia: Greta Zani
• Alfio: Armando Likaj
• Lola: Ramona Tullumani (3,6), Renisa Laçka (4,7)
Regjia: Renato Bonajuto
Në anën tjetër, “Gianni Schicchi” e Giacomo Puccini-t sjell një kthesë të menjëhershme drejt ironisë dhe humorit. E ndërtuar mbi një histori plot zgjuarsi dhe satirë, kjo opera komike shpalos me finesë absurditetin e lakmisë njerëzore. Me ritëm të gjallë dhe situata plot të papritura, Puccini krijon një univers ku e qeshura bëhet mjeti më i mprehtë i kritikës sociale.
Këto dy vepra, të vendosura në të njëjtën mbrëmje, krijojnë një kontrast të fortë që vetëm opera mund ta ofrojë: nga dhimbja e thellë tek e qeshura, nga tragjedia që të shtrëngon zemrën tek komedia që të bën të reflektosh.
Kasti i pasur artistik sjell në jetë këtë komedi brilante:
• Gianni Schicchi: Bruno Taddia
• Lauretta: Ramona Tullumani (3), Nina Muho (4,7), Renisa Laçka (6)
• Zita: Ivana Hoxha
• Rinuccio: Francesco Lucii (3,4,6), Matias Xheli (7)
• Gherardo: Roel Llupo
• Nella: Dorina Selimaj
• Gherardino: Arba Ahmeti
• Betto di Signa: Bledar Domi
• Simone: Artur Vera
• Marco: Genc Vozga
• La Ciesca: Simona Karafili
• Maestro Spinelloccio: Erion Sheri
• Ser Amantio di Nicolao: Ogert Islami
• Pinellino: Kristo Qerama
• Guccio: Metin Jupe
Regjia: Ada Gurra
Kostumografia: Edlira Qyshka
Orkestra dhe Kori i TKOBAP-së
Dirigjent: Sergio Alapont
Dirigjent kori: Dritan Lumshi
Koncertmaestër: Herta Cane, Igli Rapaj
Koncertmaestër kori: Ingrid Pulizo
Mjeshtre grimi dhe paruke: Bebeka Alla
Shfaqjet do të zhvillohen në datat 3, 4, 6 dhe 7 prill, ora 20:00, duke ofruar katër mbrëmje ku publiku do të udhëtojë mes dy ekstremeve të shpirtit njerëzor.
Një takim me operën që nuk është thjesht një shfaqje, por një përjetim i dyfishtë emocionesh eaty ku loti dhe e qeshura ndajnë të njëjtën skenë.

