
Mjekësia estetike në Shqipëri po shënon një tjetër hap galopant drejt standardeve më të larta ndërkombëtare. Rodio Pharma Aesthetic dhe Rodio Pharma Academy rikonfirmojnë emrin lider në fushë e mjekësisë estetike duke organizuar më 26 prill, një Masterclass të përmasave ndërkombëtare.
I ftuari special i këtij Masterclassi është Dr. Nicola Cortese, kirurg dhe mjek estetist i mirënjohur Italian. Me një përvojë të gjatë në harmonizimin e tipareve dhe trajtimet anti-age, Dr. Cortese do të ndajë me pjesëmarrësit kombinimet e NCTF® 135 HA & ART FILLER dhe teknikat më të fundit të injektimit.
Kombinimi i NCTF® 135 HA dhe ART FILLER përfaqëson atë që në mjekësinë estetike moderne njihet si "Bio-Strukturimi". ART FILLER ndërton "arkitekturën" e fytyrës, NCTF® 135 HA "ndez" dritën e saj të brendshme. Kombinimi i këtyre dy elementeve përfaqëson "Artin e Shkencës" në trajtimet estetike, duke siguruar një qasje holistike të fytyrës.

Risia absolute e këtij Masterclass-i është prezantimi i pajisjes SibUS-In. I sjellë ekskluzivisht për herë të parë në Shqipëri nga Rodio Pharma, ky ultrasound i teknologjisë së lartë ndryshon rregullat e lojës në fushën e mjekësisë injektuese. Përdorimi i ultrasoundit gjatë injektimit lejon vizualizimin në kohë reale të shtresave të lëkurës, shmangien e komplikacioneve vaskulare dhe saktësi në aplikimin e produktit.
Ky Masterclass drejtohet gjithashtu nga Dr.Erinda Kollçaku,mjeke dermatologe dhe KOL i kompanisë Fillmed Laboratoires dhe SibUS-In për rajonin e Shqipërisë dhe Kosovës.
Ndryshe nga formatet klasike, ky Masterclass fokusohet te praktika e drejtpërdrejtë. Çdo pjesëmarrës do të ketë mundësinë të injektojë në pacientin e tyre nën guidimin e Dr. Cortese dhe Dr.Kollçaku duke u pajisur në përfundim me çertifikatën e trajnimit.
Për më shumë informacione kontaktoni në Rodio Pharma Aesthetic në instagram ose numrin e telefonit +355 69 801 1255.
