
Një nga debatet e 'Ferma VIP' mbrëmjen e djeshme ishte mes Akilit dhe Blerinës, i cili ka shkaktuar edhe ndërhyrjen e moderatores Arbana Osmani.
Gjatë diskutimit, Blerina ka theksuar se ndërkohë që banorët e tjerë po përcjellin pozitivitet në fermë, duke treguar art, këndim dhe duke zhvilluar biseda interesante, Akili po shfaq vazhdimisht vetëm një anë negative. Kjo ka sjellë reagimin e ashpër të këtij të fundit, sidomos pasi Blerina i është drejtuar duke i thënë se nuk janë në të njëjtin nivel.
I fokusuar te kjo deklaratë, Akili ka anashkaluar pyetjet e moderatores mbi zanafillën e sherrit, duke iu kthyer Blerinës disa herë rresht me fjalët: “Çfarë niveli jam unë?”.
Në këtë moment, Arbana ka ndërhyrë për të marrë situatën nën kontroll. Moderatorja i është drejtuar Akilit duke i thënë saktësisht: “Nuk po marr përgjigje Akil, po marr ‘ça niveli, ça niveli, ça niveli’, është emision tjetër ai, nuk është ky”.
Kjo deklaratë e Arbanës është lexuar menjëherë nga publiku si një “kunjë” e qartë dhe e drejtpërdrejtë ndaj rivalit televiziv, “Big Brother VIP”.
