
Ndërsa Harry Styles përgatitet për turneun botëror Together, Together Tour, që do ta mbajë të angazhuar për rreth 7 muaj, një burim ka konfirmuar për Entertainment Tonight se ai dhe Zoë Kravitz janë të vendosur të bëjnë maksimumin për ta mbajtur marrëdhënien, pavarësisht distancës.
Në më pak se dy muaj, këngëtari do të rikthehet në skenat e gjithë botës, duke ndezur entuziazmin e fansave që nuk e kanë parë live prej tre vitesh. Por shumëkush pyet si do ta përballojnë çiftet këtë periudhë ndarjeje, pasi turneu nis më 16 maj në Amsterdam dhe përfundon më 13 dhjetor në Sydney. Në mes, Styles ka planifikuar edhe një rezidencë prej 30 netësh në Madison Square Garden në New York, nga gushti në tetor.
Edhe për Zoë Kravitz, e angazhuar mes xhirimeve dhe projekteve të tjera, nuk do të jetë e lehtë të përputhë agjendën me partnerin. Megjithatë, sipas burimit, të dy janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për ta mbajtur lidhjen gjallë, edhe në distancë.
Aktualisht, Styles ndodhet në SHBA, ku po përgatitet për koncertet dhe ka kaluar kohë në New York pranë aktores. “Janë të vendosur ta bëjnë të funksionojë edhe kur ai të nisë turneun”, thuhet.
Marrëdhënia duket se po ecën shumë mirë. Sipas burimit, Zoë është shumë e përfshirë emocionalisht dhe e sheh Harry-n si tërheqës dhe plot humor. Ai, nga ana tjetër, e ka admiruar gjithmonë atë për bukurinë dhe thjeshtësinë e saj.
Madje, lidhja ka edhe “bekimin” e familjes së Zoë. Lenny Kravitz dhe Lisa Bonet e pëlqejnë shumë Harry-n dhe kanë krijuar një marrëdhënie të mirë me të. Lisa Bonet madje ka qenë e pranishme në afterparty-n e Saturday Night Live kur Styles ishte i ftuar.
Për të kuptuar si e përballon Harry këtë lloj distance, mjafton të rikujtojmë një intervistë të tij për Apple Music, ku fliste për jetën në turne. Ai pranoi se një jetë e tillë lë pak hapësirë për zgjedhje personale dhe pikërisht për këtë arsye, në vitin 2023 vendosi të tërhiqej përkohësisht nga skena për t’u fokusuar te vetja.
“Dua të ndihem i përmbushur, të kem marrëdhënie të mira, miqësi të forta dhe një familje”, është shprehur ai, duke theksuar se këto gjëra nuk ndodhin vetvetiu, por kërkojnë hapësirë dhe përkushtim.
Dhe ndoshta pikërisht kjo filozofi është ajo që i mban bashkë. Sepse siç ka thënë vetë Styles, kur gjen personin e duhur, ai të sfidon të bëhesh versioni më i mirë i vetes.
Në këtë kuptim, edhe distanca mund të mos jetë një pengesë, por një provë që e forcon lidhjen.
