Deputeti socialist Erion Braçe ka konfirmuar lajmet e fundit në lidhje me ambicien e tij për të garuar si kryetar Bashkie në Tiranë. Me anë të një postimi në Facebook, Braçe ka deklaruar se ky nuk është një interes personal i tij por një mundësi për të zhvilluar qytetin në një dimension të ri. 

Braçe thekson se ka vendosur që t'i shkojë deri në fund kësaj pune, duke falenderuar të gjithë qytetarët që kanë treguar mbështetje ndaj tij. Ajo që nuk dihet deri më tani është nëse, Braçe do të marrë mbështetjen e PS-së për bashkinë apo do të jetë në garë si kandidat i pavarur.

REAGIMI I BRAÇES

JOOO, NUK PO TALLEM! E KAM SERIOZISHT E DO I SHKOJ DERI NE FUND BASHKE ME JU! Se pari e mbi te gjitha shume shume faleminderit per mesazhet, mbeshtetjen permes tyre, vleresimin po permes tyre, inkurajimin po permes tyre; Ju jam shume shume mirenjohes!

E dyta, dua ti kerkoj ndjese secilit nder ju qe me keni shkruar e nuk i kam kthyer nje “FALEMINDERIT” pas; vecanerisht atyre qe me kane shkruar ne Messenger te Facebook, ne DM e Instagram; besoj qe atyre ne Whatsapp u jam pergjigjur te gjitheve. Nderkohe, mes mesazheve pyetja me e perseritur eshte: E KE SERIOZISHT APO PO TALLESH ME NJEREZIT?

Atehere dy gjera: Nuk ka ndodhur kurre qe une te tallem me njerezit dhe nuk do te ndodhe ndonjehere me mua kjo. POOO E KAM SERIOZISHT E DO TI SHKOJ DERI NE FUND BASHKE ME JU! NUK ESHTE AMBICIE PERSONALE, NUK ESHTE INTERESI IM PERSONAL-jam teresisht i cliruar nga keto; POR MENDOJ SE KEMI NJE MUNDESI SHUME TE MADHE PER TA ZHVILLUAR KETE QYTET NE NJE DIMENSION TE RI, PERFSHIRES E KU GJITHSECILI GJEN JO VETEN E TIJ, JO JETEN E TIJ POR TE MIREN E TIJ!