Një moment i shkëputur nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania 5” është bërë viral në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të forta dhe debate.

Në videon që po qarkullon gjerësisht, shfaqen Rogerti dhe Miri teksa janë ulur për të ngrënë dhe bisedojnë mes tyre. Gjatë këtij momenti, Selin kalon pranë tyre, dhe biseda merr një kthesë që shumë ndjekës e kanë konsideruar të papërshtatshme për një ambient publik televiziv.

Rogerti dëgjohet të thotë: “Imagjino për shembull një film p...(ul zërin) të tre kështu personazhe.”

Miri i përgjigjet: “E ke të sigurt.”

Më pas, Rogerti i drejtohet Selin: “Gati na ra ushqimi nga goja o Selin,” ndërsa Miri shton: “Mua më ra.”

Situata vazhdon në të njëjtin ton edhe kur Mali kalon pranë tyre. Rogerti komenton: “Ja dhe ky,” ndërsa Miri shton: “Ky është ai që vjen nga mbrapa, që ha akullore.”

Edhe pse një pjesë e audio-s nuk dëgjohet qartë, konteksti i bisedës është interpretuar nga publiku si një referencë me natyrë seksuale, çka ka sjellë një valë kritikash në rrjetet sociale.

Shumë komentues kanë reaguar duke theksuar se një gjuhë e tillë tejkalon kufijtë e respektit dhe etikës, sidomos duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një format me audiencë të gjerë dhe ndikim të drejtpërdrejtë te publiku.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS MAGAZINE (@revistaclass_)