
Meghan Markle dhe Prince Harry po përgatisin një projekt të ri për Netflix dhe këtë herë bëhet fjalë për një dramë të shkruar, jo dokumentar.
Sipas raportimeve, çifti po zhvillon një serial që kombinon botën elitare të aristokracisë me intrigat e një drame moderne, me temë sportin e poloit një sport i lidhur ngushtë me familjen mbretërore britanike.
Seriali pritet të vendoset në Wellington, Florida, një nga qendrat më të njohura të këtij sporti, dhe do të fokusohet në rivalitetin mes dy ekipeve dhe familjeve që qëndrojnë pas tyre. Në thelb, një histori “high society” me konflikte, pushtet dhe marrëdhënie të tensionuara një lloj “Gossip Girl”, por në botën e poloit.
Projekti po zhvillohet nga kompania e tyre Archewell Productions, në bashkëpunim me producentët Josh Schwartz dhe Stephanie Savage, të njohur për seriale si “Gossip Girl” dhe “The O.C.”.
Ky projekt konsiderohet edhe personal për Harry-n, i cili ka qenë vetë lojtar polo dhe vazhdon të marrë pjesë në ndeshje bamirësie.
Ky është një tjetër kapitull në bashkëpunimin e tyre me Netflix, pas dokumentarit shumë të ndjekur “Harry & Meghan” dhe emisionit lifestyle “With Love, Meghan”. Edhe pse pati zëra për një ftohje të marrëdhënies mes tyre dhe platformës, ky projekt tregon se bashkëpunimi vazhdon dhe madje me ambicie më të mëdha.
Në zhvillim janë edhe projekte të tjera, përfshirë adaptime të romaneve romantike, që tregojnë se çifti po e zhvendos fokusin drejt tregimit të historive të kuruara, jo vetëm rrëfimit të jetës së tyre.
Në fund, mbetet një pyetje interesante: është kjo një përpjekje për të hyrë seriozisht në industrinë e televizionit… apo një mënyrë tjetër për të kontrolluar narrativën e tyre në publik?
