
Rutina e kujdesit personal sot nuk është më një luks. Është një pjesë e zakonshme e përditshmërisë: shampo, krem trupi, produkte higjenike, kujdesi bazë për lëkurën dhe flokët. Janë pikërisht ato produkte që përdoren çdo ditë dhe që ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si organizohet buxheti i çdo familjeje.
Për këtë arsye, çdo ndryshim në çmime apo aksesueshmërinë e tyre vihet re menjëherë nga konsumatorët.

Prej vitesh, koncepti i dyqaneve drugstore ka ndihmuar që self-care të mos lidhet më vetëm me luksin, por me zgjedhje praktike dhe të qëndrueshme për përdorim të përditshëm. Në këtë drejtim, një nga brandet që ka ndikuar më shumë në këtë kulturë është Rossmann & Lala, i pranishëm në Shqipëri që prej vitit 2008.
Sot, ajo që po vihet re në treg është një zhvillim interesant: disa nga kategoritë më të përdorura të kujdesit personal, si produktet për trupin dhe flokët, po bëhen më të aksesueshme për konsumatorët.
Kjo lidhet me një strategji të re që kompania ka nisur të zbatojë në rrjetin e saj të dyqaneve, duke rishikuar çmimet në produkte që janë pjesë e përditshme e rutinës së self-care. Fillimisht, ky proces është reflektuar në kategoritë e kujdesit për flokët dhe trupin, duke e bërë më të lehtë për konsumatorët të zgjedhin produkte cilësore për përdorim të gjerë.

Ideja pas kësaj qasjeje është e thjeshtë: për të qenë sa më pranë klientëve që kujdesi personal të mos perceptohet si një shpenzim i madh por si një pjesë natyrale e mirëqenies së përditshme.
Një element tjetër që ka ndërtuar besimin e konsumatorëve ndër vite është edhe lidhja e fortë e Rossmann & Lala me standardet gjermane të cilësisë. Produktet që gjenden në raftet e dyqaneve vijnë nga prodhues të certifikuar ndërkombëtarë dhe ndjekin standarde të larta sigurie dhe kontrolli në çdo fazë të prodhimit, duke ruajtur të pandryshuar cilësinë edhe në kushtet e uljeve të çmimeve.

Paralelisht me këtë zhvillim, kompania po vijon zgjerimin e pranisë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke përfshirë hapjen e pikave të reja në Berat dhe Elbasan, një hap që e bën aksesin në produkte të përditshme edhe më të afërt për konsumatorët.
Në një treg që po ndryshon gradualisht, kjo qasje po krijon një model të ri për kujdesin ndaj vetes: produkte cilësore për përdorim të përditshëm, eksperiencë moderne blerjeje dhe një rutinë kujdesi personal që nuk lidhet më me luksin, por me zgjedhje të arritshme për çdo familje.
