Mimoza Ahmeti ka sjellë një nga momentet më prekëse të këtij edicioni të “Ferma VIP”, duke ndarë me banorët dhe publikun një plagë të thellë personale që ende nuk është mbyllur. Poetja foli për humbjen e nënës dhe pamundësinë për t’i qëndruar pranë në çastet e fundit.

Gjatë një bisede në fermë, Mimoza tregoi se e ëma ndërroi jetë para dy vitesh në Amerikë, në një moment që, siç tha vetë, erdhi krejt papritur. Ajo nuk mundi të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara, sepse nuk kishte vizë amerikane.

Në rrëfimin e saj, Mimoza ndau me detaje përpjekjen për të gjetur një zgjidhje në një moment ekstrem, kur njeriu nuk mendon më për procedura, por vetëm për të mbërritur te njeriu i tij.

“Mami më ndërroi jetë para dy vitesh në Amerikë, mirëpo ishte krejt e papritur nuk kisha vizë amerikane. Se gjithmonë më pyesin pse ndenjte këtu dhe nuk shkove atje. I bie në telefon aty dhe i them që më ka vdekur mami. Del njëra që më njihte aty, sekretare, ‘o tha gjithë jetën kam pasur simpati për ty’ edhe i thashë kam hallin kështu, duhet të ik shpejt. ‘O tha po kjo nuk hyn te çështjet urgjente, apliko po kjo nuk hyn te çështjet urgjente’. Këtu kuptova konceptin. E kam ndërmend, ishalla po marr e ndonjë lek e të aplikoj”, tregoi ajo.