Dea Vieri është rikthyer sërish në vëmendje pas një interviste që ka ndezur menjëherë debat në rrjet. Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, është ndalur te tema e marrëdhënieve, sinqeritetit në çift dhe jetëve të dyfishta që, sipas saj, ende ekzistojnë në shoqërinë shqiptare. 

E pyetur nëse meshkujt shqiptarë gënjejnë përballë vajzave kur vjen puna te seksualiteti dhe dëshirat e tyre reale, Dea është përgjigjur pa hezitim se po, duke sjellë edhe shembuj nga rrëfime që, sipas saj, i ka dëgjuar nga miqtë e saj. Pikërisht kjo pjesë e intervistës është bërë më e komentuara, sepse prek një temë delikate, intime dhe ende shumë të ngarkuar me paragjykime në publikun shqiptar. 

Shokët e mi që janë homoseksual më kanë thënë që iu ka rastisur të krijojnë raporte me burra të martuar dhe me fëmijë”, është shprehur ajo në intervistë, sipas mediave që cituan deklaratën e saj. 

Më tej, Dea ka shtuar se, sipas këtyre rrëfimeve, disa prej këtyre burrave zgjedhin të ndërtojnë një jetë që i përgjigjet pritshmërive të shoqërisë, ndërsa një pjesë tjetër të vetes e mbajnë të fshehtë. Në leximin e saj, kemi të bëjmë me një përplasje mes asaj që një njeri ndien realisht dhe rolit që përpiqet të luajë përpara botës. 

“Ata thonë se duan të jetojnë sipas standardeve të shoqërisë, duhet të jem burrë i mirë, duhet të jem bashkëshort, të kem një familje. Kjo pjesa tjetër të jetë një sekret i imi dhe është një gënjeshtër e madhe që unë i tregoj botës”, ka thënë ajo