Një deklaratë e motrës së Mateos ka sjellë një tjetër këndvështrim mbi raportet e krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, duke hedhur dritë mbi mënyrën si shihet nga jashtë lidhja e tij me Brikenën.

E ftuar në një intervistë për TAR, Kejsi, motra e Mateos, ka folur hapur për marrëdhënien e tij me Brikenën dhe ka pranuar se, në fillim, ajo e kishte imagjinuar të vëllanë pranë një vajze krejt tjetër.

“Me thënë të drejtën unë prisja një tip si i Selinit për Mateon me ato aludimet e mia”, u shpreh ajo.

Një fjali që nuk kaloi pa u vënë re, sidomos për publikun që ndjek me vëmendje çdo dinamikë dhe çdo afrim brenda shtëpisë. Por ajo që e bën më interesante këtë deklaratë është se Kejsi pranoi se mendimi i saj ka ndryshuar me kalimin e kohës, teksa ka parë më nga afër mënyrën si është ndërtuar raporti mes Mateos dhe Brikenës.

Sipas saj, duke ndjekur vazhdimësinë e marrëdhënies së tyre, është pikërisht Brikena ajo që i përshtatet më shumë karakterit të vëllait të saj.

“Duke parë vazhdimësinë, një tip si Brikena i përshtatet më shumë se duhet të balancojnë njëri-tjetrin. I përshtatet më shumë se e zbut Brikena Mateon”, tha ajo.

Në leximin e saj, kjo lidhje funksionon jo sepse të dy janë të ngjashëm, por pikërisht sepse sjellin ekuilibër. Dhe ky është ndoshta detaji më domethënës i gjithë komentit të saj: ideja që Mateo ka nevojë për dikë që e qetëson, jo për dikë që e sfidon me të njëjtin intensitet.

“E zbut sepse ai di të jetë edhe i butë edhe i egër. Ndërsa me një tip si Selini, dy zjarre bashkë sikur do bënin bam.”

Një përkufizim i thjeshtë, por shumë i qartë për mënyrën si ajo e sheh të vëllanë dhe partneren që mund t’i përshtatet më mirë. Sepse, sipas saj, një karakter i fortë si ai i Mateos nuk ka nevojë për një tjetër energji shpërthyese përballë, por për dikë që di ta balancojë.