
Pas muajsh aludimesh, daljeve të përbashkëta dhe lëvizjeve që nuk i kanë shpëtuar publikut, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton po komentohen më shumë se kurrë, pasi një video e publikuar në Instagram nga kampioni i Formula 1 ka bërë që shumë media ndërkombëtare ta lexojnë si një lloj “Instagram official” të raportit të tyre.
Në videon e ndarë nga Lewis Hamilton, piloti britanik shihet duke drejtuar me shpejtësi në rrugët e Tokios me një makinë të kuqe Ferrari. Në një moment, kamera zbulon se në sediljen e parë, pranë tij, ndodhet Kim Kardashian. Kur pyetet se si iu duk eksperienca, ajo përgjigjet me buzëqeshje: “That’s insane.”
View this post on Instagram
Kim kishte qenë më herët në Japoni, ku Lewis po përgatitej për Çmimin e Madh të Japonisë, dhe gjatë qëndrimit atje ishte parë edhe duke bërë shopping në Tokio me motrën e saj Khloe Kardashian. Në të njëjtin udhëtim ndodheshin edhe fëmijët e saj, fakt që vetë Kim e kishte ndarë më herët në Instagram.
Thashethemet për një afrim mes tyre nuk nisën tani. Sipas E! News, zërat për një romancë mes Kim dhe Lewis filluan të qarkullonin që në janar, kur të dy u panë në të njëjtën festë të Vitit të Ri në Aspen. Më pas, spekulimet u shtuan edhe më shumë kur u raportua se dyshja ishin parë duke udhëtuar së bashku me avion privat nga Britania e Madhe drejt Parisit. Në mars, ata u panë gjithashtu bashkë në Tokio, në një dalje që u komentua gjerësisht në rrjet.
