Ky sezon nuk është thjesht stil.

Është prezencë. Është ndjesi. Është mënyra si lë gjurmë.

Është energjia jote.

Në Nike Shop TEG, koleksioni i ri nuk vjen për të ndjekur trendet, vjen për t’i krijuar ato. Një kombinim i fuqishëm mes teknologjisë së avancuar dhe stilit urban, i menduar për ata që nuk kënaqen me të zakonshmen, por kërkojnë më shumë… çdo ditë.

RUNNING

“Çdo hap duhet të ndihet i lehtë, por i fuqishëm.”

Vrapimi këtë sezon nuk është vetëm aktivitet – është përvojë.

Nike Vomero është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë rehati maksimale dhe stabilitet në çdo hap. Me kombinimin e ZoomX dhe ReactX, ai ofron një amortizim të butë dhe të balancuar, duke ndihmuar në reduktimin e lodhjes edhe gjatë përdorimit të zgjatur. Njësia Air Zoom siguron një tranzicion të qetë dhe të qëndrueshëm, ndërsa ndërtimi i lehtë dhe ajrosja optimale e bëjnë modelin të përshtatshëm si për vrapim të gjatë, ashtu edhe për një ritëm të qëndrueshëm gjatë gjithë ditës.

Nike Pegasus sjell një ndjesi më dinamike dhe më të gjallë në lëvizje. I frymëzuar nga emri i tij, simbol i shpejtësisë dhe lehtësisë, ky model është ndërtuar për të përballuar ritme të ndryshme me një ndjesi pothuajse “fluturimi”. Kombinimi ZoomX + ReactX ofron amortizim të balancuar dhe reagim të shpejtë, ndërsa dy njësitë Air Zoom krijojnë një efekt “bounce” që e bën çdo hap më energjik, ndërsa pjesa e sipërme me rrjetë garanton ajrosje dhe rehati. Një model ideal për vrap, ecje dhe përdorim të përditshëm, duke kaluar lehtësisht nga performanca në stil urban.

TRAINING

“Stabilitet kur duhet, fleksibilitet kur kërkohet.”

Kur intensiteti rritet, çdo detaj ka rëndësi.

Nike Metcon është ndërtuar për training dhe palestër, me fokus në ushtrime funksionale, CrossFit dhe HIIT. Sholla e sheshtë dhe struktura e fortë krijojnë stabilitet maksimal në ngritjen e peshave, ndërsa fleksibiliteti i kontrolluar në pjesën e përparme lejon lëvizje të shpejta dhe dinamike. Kapja e fortë dhe materialet rezistente e bëjnë një partner të besueshëm për çdo stërvitje ku kërkohet forcë, kontroll dhe qëndrueshmëri.

MENTAL PERFORMANCE

“Performanca fillon nga mënyra si e ndjen lëvizjen.”

Risia më intriguese e sezonit vjen me konceptin Nike Mind.

Ky model fokusohet në përmirësimin e përvojës së lëvizjes përmes një ndjesie më natyrale dhe më të ndërgjegjshme. I dizajnuar për aktivitete të përditshme dhe rikuperim aktiv, ai synon të reduktojë lodhjen dhe të përmirësojë balancën, duke ofruar një ndjesi më të butë dhe më të qetë në çdo hap. Dizajni minimalist dhe fleksibiliteti i lartë e bëjnë ideal për momente kur trupi ka nevojë për rehati, stabilitet dhe një ritëm më të kontrolluar.

LIFESTYLE

“Stili nuk është trend. Është identitet.”

Modelet ikonike të Nike këtë sezon nuk janë thjesht zgjedhje, janë deklarata.

Nike Air Force 1
Një klasik që nuk dështon kurrë. Minimaliste, e pastër dhe gjithmonë elegante, AF1 është ajo atlete që e vesh pa menduar dhe gjithmonë dukesh mirë. Një “must-have” që i jep çdo outfit-i një ndjesi të pastër dhe të sigurt.

Nike Dunk
E guximshme dhe plot karakter. Me kombinime ngjyrash që tërheqin vëmendjen, Dunk është perfekte për ata që duan të bien në sy dhe të shprehin personalitetin e tyre në çdo hap.

Nike Air Max DN
Futuriste dhe ndryshe. Ky model sjell një energji të re në sneakers, me linja moderne dhe një look që të bën të ndihesh një hap përpara trendit.

Nike Air Max Plus TN
E fortë, “edgy” dhe me identitet. Një ikonë e kulturës urbane që vazhdon të dominojë rrugët  për ata që nuk kanë frikë të bien në sy.

Nike Air Jordan 4
Legjendë. Një model që nuk është vetëm stil, por histori. Çdo veshje me Jordan 4 është një statement, i fortë, i sigurt dhe i paharrueshëm.

 

Ky nuk është thjesht një koleksion.
Është një thirrje për të lëvizur ndryshe, për të menduar ndryshe, për të jetuar me më shumë energji.

Zgjidh modelin tënd. Ndje ritmin tënd.
Dil jashtë, bëj hapin e parë… dhe mos u ndal.

Nike Shop TEG të pret.

Nike JUST DO IT.