
Mund të jetë e vështirë të zgjedhësh filmat më të mirë në Netflix. Ju mund të kaloni me orë të tëra duke parë të gjitha opsionet e filmave, ndërkohë që këtë kohë mund ta kishit shpenzuar duke parë një film. Prandaj, më poshtë janë të renditur 5 nga filmat më të mirë në Netflix që mund të shihni gjatë muajit maj.
1.20th Century Women
Filmi është një dramë që zhvillohet në fund të viteve 1970 dhe tregon historinë e një nëne që rrit djalin e saj adoleshent në një kohë ndryshimesh të mëdha shoqërore dhe kulturore në Amerikë.
Në qendër është Dorothea, e luajtur nga Annette Bening, një nënë e fortë, por e pasigurt, e cila përpiqet të kuptojë si ta rrisë djalin e saj në mënyrën më të mirë. Ajo kërkon ndihmën e dy grave të tjera, një fotografe (Greta Gerëig) dhe një shoqe të re të familjes (Elle Fanning).
2.28 Years Later: The Bone Temple
Filmi është vazhdimi i historisë së një bote të shkatërruar nga një virus që i kthen njerëzit në krijesa të rrezikshme si zombie. Në qendër është një mjek i luajtur nga Ralph Fiennes, i cili po kërkon një zgjidhje për të ndaluar përhapjen e infeksionit, ndërsa një i ri me emrin Spike përballet me rreziqe të mëdha nga grupe të dhunshme dhe të çrregullta njerëzish.
3.Anatomy of a Fall
Filmi është një dramë që tregon historinë e një shkrimtareje gjermane, e cila akuzohet për vrasjen e bashkëshortit të saj francez pasi ai gjendet i vdekur në rrethana të dyshimta. Gjatë procesit hetimor dhe gjyqësor, dalin në pah problemet e martesës së tyre, tensionet familjare dhe pyetje të mëdha rreth asaj që ka ndodhur në të vërtetë. Personazhi kryesor, i luajtur nga Sandra Hüller, është në qendër të një historie ku nuk është gjithçka e qartë: publiku dhe gjykata përpiqen të kuptojnë nëse ajo është fajtore apo e pafajshme.
4.Blue Moon
Filmi zhvillohet gjatë natës së hapjes së shfaqjes së famshme “Oklahoma!” në Broadway. Në qendër është kompozitori Lorenz Hart, i luajtur nga Ethan Haëke, i cili po përballet me ndjenjën e xhelozisë dhe trishtimit, sepse ish-bashkëpunëtori i tij, Richard Rodgers (luajtur nga Andrew Scott), po korr sukses të madh. Ngjarja zhvillohet në një ambient teatror plot njerëz dhe festë, por në thelb filmi fokusohet te botë e brendshme e Hartit një artist shumë i talentuar, por edhe armiku i vetes së tij, i mbushur me pasiguri dhe zhgënjim.
5.Happy as Lazzaro
Happy as Lazzaro tregon për një djalë shumë të mirë, Lazzaro, që jeton në një fshat të varfër ku njerëzit punojnë tokën për një zonjë të pasur që i mashtron dhe i shfrytëzon. Një ditë, Lazzaro bëhet mik me djalin e saj, Tancredin. Ata kalojnë kohë bashkë dhe krijojnë një lidhje të veçantë. Pastaj ndodh një ngjarje e papritur dhe historia kalon shumë vite më vonë. Aty ku gjithçka ka ndryshuar, por Lazzaro mbetet po ai, i thjeshtë, i mirë dhe i pafajshëm.
