Pas një periudhe të vështirë personale, pas ndarjes nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj, aktori i humorit Bes Kallaku duket se ka gjetur sërish qetësinë dhe dashurinë.

Prej disa muajsh, ai ka nisur një romancë të re dhe së fundmi ka vendosur ta ndajë këtë pjesë të jetës me ndjekësit, duke publikuar momente të ngrohta familjare në rrjetet sociale.

Përmes një postimi të fundit, ai ka publikuar një foto me të dashurën, por pa ja treguar plotësisht identitetin.

Aktori e ka shoqëruar postimin edhe me një mesazh emocional.

'Ti më riktheve Besin dhe më zbukurove jetën', shkruan ai.