
Zyrtarisht është koha për të hequr ngjyrën kafe të errët dhe të zezë nga thonjtë tuaj. Muaji maji, sjellë me vete nuanca më të ndritshme.
Maji shënon kalimin mes pranverës dhe verës, një moment ideal për një rifreskim sezonal.
Me heqjen e rrobave të trasha dhe dëshirën për të kaluar më shumë kohë jashtë, natyrshëm ndryshojnë edhe zgjedhjet për thonjtë: ngjyra më të ndritshme, motive me lule dhe nuanca të buta.
Më poshtë, zbuloni pesë ngjyrat më 'cool' të thonjve për muajin maj.
Ngjyra Portokalli

Ngjyra portokalli simbolizon energjinë, ngrohtësinë dhe pozitivitetin. Portokallia është një ngjyrë që tërheq vëmendjen dhe ajo na kujton perëndimet e diellit.
Bluja

Mendojeni blunë e butë si një rivendosje sezonale. Ajo të kujton qiellin e kthjellët dhe ditët e qeta pranverore.
Fuqia e luleve

Modelet e thonjve me lule janë zgjedhje ideale për këtë sezon. Nuancat e buta dhe detajet me lule japin një efekt të freskët dhe pranveror.
E bardha

E bardha verore përshtatet me çdo ngjyrë lëkure të nxirë. Mund të zgjidhet gjatësi e madhe ose e shkurtër, pasi të dyja duken elegante.
French

Një french nude me të bardhë mbi bazë është një zgjedhje elegante për ato që duan të provojnë artin e thonjve.
