Të gjithë duam të besojmë se marrëdhënia jonë është e destinuar të zgjasë. Edhe pse askush nuk mund ta dijë me siguri se çfarë rezervon e ardhmja, ekspertët e marrëdhënieve thonë se ekzistojnë disa tregues të qartë që mund të tregojnë nëse një lidhje ka potencial për të qenë afatgjatë.

Besimi

Kur një partner zgjedh të ndajë mendimet, shqetësimet apo përvojat e tij më personale, është e rëndësishme që ky besim të mos thyhet. Besimi nuk lidhet vetëm me rrëfimet e përditshme apo historitë e së kaluarës, por edhe me ndjenjën e sigurisë që partneri nuk do t’ju zhgënjejë.

Komunikimi

Në marrëdhëniet afatgjata, çiftet shpesh zhvillojnë mënyrat e tyre unike të komunikimit. Komunikimi i dobët mund të çojë në keqkuptime dhe konflikte të vazhdueshme. Ndërsa çiftet që flasin hapur dhe sinqerisht me njëri-tjetrin arrijnë të kuptojnë më mirë nevojat e partnerit dhe të forcojnë lidhjen mes tyre.

Kuptimi

Me kalimin e kohës, partnerët fillojnë të kuptojnë më mirë njëri-tjetrin, se çfarë i bën të lumtur, çfarë i shqetëson dhe si e përjetojnë dashurinë. Çdo person e shpreh dhe e përjeton dashurinë në mënyrën e vet, prandaj kuptimi i këtyre dallimeve është thelbësor për një marrëdhënie të shëndetshme.