Studiuesit në Britaninë e Madhe kanë zbuluar se kursimi i rregullt i parave i ndihmon njerëzit të flenë rehat dhe rregullisht.

Studimi tregon se kursimi i lejon njerëzit të jenë më pak të shqetësuar për çështjet financiare, në mënyrë që këta njerëz të mos kenë probleme borxhi ose të përgatiten për situata të papritura.

Kursimtarët e rregullt në përgjithësi kishin një rezultat më të lartë për mirëqenien, duke përfshirë ndjenjën e afërsisë me të tjerët dhe më optimistë për të ardhmen, sesa ata që nuk lënë mënjanë para dhe ata flenë më mirë natën. 

Sara Davies, Bashkëpunëtore e Lartë Kërkimore në Universitetin e Bristolit, e cila është bashkautore e raportit me Jamie Evans, tha se vetë akti i kursimit të rregullt, dhe jo shuma, është ajo që duket se ka ndikimin më të madh në mirëqenie.   

“Një nga mesazhet e qarta nga studimi ishte se nuk keni nevojë që të kurseni shuma të mëdha, por ajo që është e dobishme është vënia mënjanë e parave. Të kesh edhe një fond të vogël parash do të thotë se ke më pak gjasa të marrësh borxhe, kështu që një pjesë e mirëqenies pozitive vjen nga kjo”, thotë ajo. 

Në përgjithësi, 47% e atyre që nuk kursyen ishin 'kryesisht' ose 'plotësisht' të kënaqur me jetën e tyre, duke u rritur në 63% midis atyre që kursenin 300-399 paund në muaj.