Elon Musk, një nga sipërmarrësit më të njohur dhe më me ndikim në botë sot, themelues dhe drejtues i disa kompanive të mëdha si Tesla dhe SpaceX duket se po i afrohet një pasurie prej 1 trilioni dollarësh.

Aktualisht me një pasuri të vlerësuar prej rreth 800 miliardë dollarë, atij i duhen edhe rreth 200 miliardë dollarë për t’u bërë njeriu i parë trilioner në botë.

Rruga kryesore drejt këtij niveli mendohet të jetë kompania e tij SpaceX, e cila po përgatitet për një hyrje në bursë me një vlerësim që mund të kalojë 2 trilionë dollarë dhe që mund të bëhet një nga debutimet më të mëdha në historinë e tregut të aksioneve.

Nëse SpaceX vlerësohet në këto nivele të larta, Musk mund ta arrijë statusin e trilionerit shumë më shpejt se sa pritej, ndoshta brenda disa muajsh dhe jo viteve.