Nëse po planifikon lëvizjen tënde të radhës në karrierë ose po mendon të kërkosh një rritje page, një studim nga Resume Genius tregon se janë 5 profesione për të cilat pagat do të rriten më shpejt gjatë 2026.

Gjetjet bazohen në analizën e të dhënave nga Byroja Amerikane e Statistikave të Punës, e cila krahason trendet e pagave nga viti 2021 deri në 2024. Studiuesit përdorën normën e përbërë të rritjes vjetore për të identifikuar profesionet që po përjetojnë rritjen më të qëndrueshme të pagave, duke treguar gjithashtu parashikime të forta për rritjen e vendeve të punës deri në vitin 2034.

Eva Chan, eksperte e karrierës thotë se: 'Punonjësit me aftësi të specializuara në industri që po rriten shpejt janë në pozicionin më të mirë për të negociuar paga më të larta në vitin 2026.”

Në listën më poshtë janë të renditura 5 nga profesionet që pritet të kenë rritje më të shpejtë të pagave në vitin 2026:

1. Menaxherë financiarë

Menaxherët financiarë kryesojnë listën me rritjen më të lartë të pagave. Ndërsa organizatat përballen me kushte komplekse ekonomike, kërkesa për aftësi në menaxhim financiar po rritet ndjeshëm.

2. Menaxherë marketingu

Ky rol është bërë shumë i rëndësishëm për shkak të transformimit digjital dhe përdorimit të të dhënave në marketing.

3. Infermierë

Sistemi shëndetësor po përballet me mungesë stafi, duke rritur kërkesën dhe pagat për infermierë.

4. Mekanikë avionësh dhe teknikë shërbimi

Industria e aviacionit ka rritje të kërkesës për mekanikë të kualifikuar. Kompanitë ajrore po garojnë për punëtorë të certifikuar, duke rritur pagat. 

5. Shoferë kamionësh

Mungesa e shoferëve të kamionëve ka bërë që kompanitë të rrisin pagat.