
Disa njerëz dinë ta shmangin konfliktin, ndërsa të tjerë nuk tërhiqen kurrë nga një debat. Sipas astrologjisë, ka disa shenja horoskopi që njihen për karakterin e tyre të fortë, këmbënguljen dhe aftësinë për të mbrojtur me çdo kusht mendimin e tyre.
Një diskutim i thjeshtë me to mund të kthehet shpejt në një përballje të vërtetë argumentesh. Nëse përballeni me një prej këtyre shenjave, bëhuni gati për një debat të gjatë, sepse ata rrallë e pranojnë humbjen.
Virgjëresha
Të lindurit në këtë shenjë kërkojnë përsosmëri në çdo gjë dhe nuk pranojnë lehtë gabime. Kur diçka nuk shkon sipas standardeve të tyre, ata mund të bëhen kritikë dhe këmbëngulës. Debatet e tyre shpesh janë të ftohta dhe të drejtpërdrejta, duke "shfrtyëzuar" pikërisht pikat e dobëta të tjetrit.
Binjakët
Edhe pse janë shumë socialë, Binjakët kanë një mendje "djallëzore" dhe shpesh e përdorin për të ndezur diskutime. Ata dinë si të përdorin informacionin që kanë dhe nuk hezitojnë të përfshihen në debate, madje shpesh i nisin vetë, vetëm për emocionin e “lojës” dhe dëshirën për të fituar.
Ujori
Ujorët janë të njohur për inteligjencën dhe bindjet e forta. Kur besojnë në diçka, është shumë e vështirë t’i bësh të ndryshojnë mendje. Ata argumentojnë me fakte, referenca dhe logjikë të fortë, duke e bërë çdo debat me ta sfidues dhe shpesh të lodhshëm për palën tjetër.
Luani
Luanët janë mësuar të jenë në qendër të vëmendjes dhe nuk e pranojnë lehtë kundërshtimin. Ata e marrin personale çdo debat dhe reagojnë fort nëse ndihen të sfiduar. Madje, nuk e kanë problem të përballen publikisht, për sa kohë që mund të tregojnë “forcën” e tyre përpara të tjerëve.
Dashi
I sunduar nga planeti Mars, Dashi është një nga shenjat më impulsive dhe konkurruese. Ata nuk e durojnë humbjen dhe mund të reagojnë menjëherë kur nuk bien dakord me dikë. Debatet me ta mund të zgjasin gjatë, pasi nuk dorëzohen lehtë dhe duan gjithmonë të kenë fjalën e fundit.
Demi
Demi njihet për kokëfortësinë e tij. Kur merr një vendim, është shumë e vështirë të ndërrojë mendje. Edhe pse në dukje i qetë, kur irritohet, mund të bëhet jashtëzakonisht i ashpër në debat. Nuk shpërthen menjëherë, por kur e bën, është e vështirë ta ndalosh dhe nuk heq dorë lehtë nga qëndrimi i tij.
