Nëse ke pranë një grua të shenjës së Dashit, duhet të dish se nuk është si gjithë të tjerat. Gruaja e shenjës së Dashit njihet për forcën, pavarësinë dhe vetëbesimin e saj. Ajo është nga ato gra që mund ta jetojnë jetën shumë mirë edhe pa një partner pranë, pasi është mësuar të mbështetet te vetja dhe të arrijë qëllimet e saj pa ndihmën e të tjerëve.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk beson në dashuri apo romancë. Në thellësi, ajo dëshiron një histori të madhe dashurie dhe një partner që ta admirojë, respektojë dhe fitojë zemrën e saj.

Në marrëdhënie, gruaja Dash pëlqen të marrë iniciativën dhe shpesh nuk pret që tjetri të bëjë hapin e parë. Ajo është energjike, e guximshme dhe e vendosur, por njëkohësisht kërkon që partneri të jetë dikush për të cilin mund të ndihet krenare. Nuk toleron mungesën e respektit dhe është shumë mbrojtëse ndaj njerëzve që do, veçanërisht partnerit dhe familjes së saj.

Liria është një nga gjërat më të rëndësishme për të. Ajo dëshiron besim të plotë në marrëdhënie dhe nuk pranon të ndihet e kufizuar apo e kontrolluar. Kur dashuron, është besnike dhe e përkushtuar, por pret që edhe partneri të tregojë të njëjtën sinqeritet dhe përkushtim.

Edhe pse mund të duket e fortë dhe e paprekshme, gruaja Dash ka nevojë për mbështetje emocionale në momentet e vështira. Ajo rrallë ankohet për lodhjen apo problemet e saj, por kur kalon periudha të vështira, pret mirëkuptim nga njeriu që ka pranë.

Në jetën familjare është ndihmuese dhe e përkushtuar, por nuk është tipi që kënaqet duke qëndruar vetëm brenda shtëpisë, pasi energjia dhe dëshira e saj për të vepruar kërkojnë vazhdimisht sfida dhe aventura të reja.